Fletë nga ditari i një emigranti

Babai i psikologjisë Alfred Adler, në veprat e tij shkruan: në tërë proҫesin e zhvillimit njerëzor,  roli i rëndësishëm i njeriut, si qenie sociale dhe specie delicate, ka qenë të jetojë i shoqëruar në grup. Ky është thelbi i jetës në strukturat familjare dhe shoqërore, shkruan Adler. Pjesëmarrja, takimet, komunikimi, shoqërizimi janë ngrohtësi, lidhje shpirtërore dhe luajnë rol vendimtar në zhvillimin psikik të njerëzimit. Por ka disa faktorë, në shoqëri dhe rrethin ku jeton, që të bëjnë inferior, asocial, të ҫojnë në dëshpërim. Unë filloj nga vetja ime, nganjëherë, duke mos e gjetur veten, i shmangem takimeve mes njerëzve, shkëputem nga ideja e turmës dhe bashkësive.

Megjithatë ajo që më largon nga turma është mungesa e harmonisë, mungesa e komunikimit, e ngrohtësisë dhe afrimit miqësor. Për fat të keq, këtu në Zvicër zakonisht në fund të javës, i etshëm për biseda, për të gërshetuar shprehur dhe  hallet,  nuk gjen dot një shok, mik për ta qetësuar shpirtin nga jeta dinamike, dhe brengat e njeriut modern. Në të gjitha klubet dhe lokalet shqiptare, dëgjohen tingujt monoton, tymi dhe zhurma. Njëherë një mikut tim i thashë, kush e solli këtë virus, këtë sindrom oriental në perëndim!

Mëse ҫerek shekulli, ky akrobacion, ky argëtim pasiv është bërë kronik, duke krijuar varësi si nga konsumimi i alkolit, cigares ose lëndëve narkotike. Mes tyre shndërrohet, një harmoni e përsosur ku ithtarët duken  të ngjitur si magneti në hekur. Edhe pse i ke me vite pranë, i sheh para syve, raportet e komunikimit janë të rralla. Kur i përshëndet, përshëndetjen nuk e kthejnë, ose e kthejnë me vështirësi. Të gjithë kanë të njëjtat tipare, mënyrë  sjelljeje, vëmendje dhe koncentrim  tek loja. Gjithë vitin dhe kohën e konsumojnë në ambientet e mbyllura. Të getoizuar bëjnë një jetë të shprazur dhe pasive. Ajo që është paradoksale dhe absurde, edhe në pushime kur shkojnë, e kalojnë kohën nëpër locale duke u argëtuar po me të njëjtën gjë. Në fund merren me anatema dhe anakronizma.

Shoku im i fëmijërisë, miku im, që kam shumë respect, Avdush Lama, një tregtar i vjetër, ka një sens dhe sharm humori. Kur erdhi në Zvicër më tha, edhe këtu lokalet dhe klubet e shqiptarëve, qenkan identikë sikur në vendlindje, i njëjti ambient. Edhe se tre katër dekada shqiptarët jetojnë në perëndim, një pjesë nuk kanë evoluar. Këtu qenka parajsë, por një pjesë jetonin në ferr. Pastaj ai tregonte një fragment ose aforizëm. Gjithë organizmat ngjajnë në të ushqyer. Shembull: insektet dhe mizat. Ka miza që fluturojnë lule më lule duke thithur lëngje dhe nectar. Ka miza që futen në bajga për tu ushqyer por ka dhe miza që ngjiten në të pasmet e  kalit, heqin të zinjtë e ullirit. Djali im Sadat Jakupi, ka një bibliotekë të pasur  dhe kompletin e veprave të Ismail Kadaresë, por jo në gjuhë shqipe të gjitha në gjermanisht. Duke parë dhe vërejtur që vuaj pak nga kompleksi i inferioritetit, më tha: Shekspiri dhe Gëte, në personazhet e tyre i kanë dhënë rol edhe djallit të marrë pjesë dhe të flasë. Unë iu drejtova: Ҫuni im, ti dëshiron të thuash, që duhet të bëhem pjesëmarrës dhe në djallin. Duhet të gjesh shoqërinë tënde, duhet të mësohesh në ҫdo shoqëri, për shkak të dallimeve të humorit, debatit, sjelljeve dhe të karaktereve. Ai vazhdoi, në Greqinë e Lashtë, një stoic thotë: për ta përballuar, duruar turmën, për tu ikur grindjeve dhe konflikteve nga individët dhe të marrët, më në fund duhet njerëzit ti konsiderojnë si objekte të pashpirta, si send, e jo qëllim.

“Në takime dhe tubime, njerëzit fisnikërojnë shpirtërat”

Ishte ndërrimi i stinëve, ditët e pranverës afroheshin. Një mëngjes i mrekullueshëm, rrezet e diellit shkëlqenin, fundjavë plot gjallëri. Shumica kishin dalë në natyrë për të thithur ajër të pastër. Në të majtë , rrugës kalonin ҫiklistët. Përballë ngjitur tatëpjetë kalonte karvani me kuaj. Në të djathtë një ҫift duke ecur me qenin. Pasi kisha ecur afër dy orë, s’të mbetet gjë tjetër, ose të kthehesh në banesë, ose të shkosh në klub. Hyra brenda, zhurma dhe tymi ta zinte frymën. Një tip qëndronte me shpatullat në mur, me pamje të përhershme pasi kishte mbaruar lojën në bixhoz, i skuqur në fytyrë, nga kënaqësia, që kishte fituar. Këshilla më ë mirë, në këtë rast është, të pranosh gjithҫka, siҫ më tha djali im. Të lësh mënjanë masën, të tërhiqesh nga rutina dhe monotonia, të mos harxhosh energji, të vështrosh me mospërfillje dhe të mos tentosh të bësh asnjë kritikë. Në këto ҫaste u ndjeva i vetmuar dhe më erdhi ndërmend, në një volum të Sigmund  Freud-it kisha lexuar, individët kanë nevojë, për njëri-tjetrin, për komunikim, ata janë  shpirtërisht të nxitur dhe të motivuar, të jetojnë në bashkësi. Ata nëpër tubime dhe takime fisnikërojnë shpirtërat dhe solidarizohen me to. U ngjita shkallëve dhe dola jashtë, mora makinën, vesha pallton, nxora nga bagazhi një libër, dola në mal. Shkrimtari dhe romancieri boshnjak Memed Mesha Selimoviq, shkruan: U largova nga turma, i farkova me gjithë forcë gishtërinjtë, dhe në fund, mora qenin tim të shëtis së bashku  për të gjetur qetësi dhe rehati shpirtërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button