Shënimi i ditës së ekologjisë me fikjen e dritave!?

Sonte bota do ta shënon ditën ekologjike, duke manifestuar një veprim me fikje të dritave prej orës 20:30-21:30.. Me këtë veprim gjoja bota dot ndihmon, apo së paku dot nxit dhe inicion ngritje të vetëdijes tek popullata për një mjedis të pastër e të shëndoshë. Sa qesharake dhe joserioze.

Nëse me të vërtetë ekziston një seriozitet më i madh i bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe vlerave ekologjike, në përgjithësi, as që do tu vinte ndërmend një lojë e këtillë qesharake të fikjes së dritave.

Sikur bota ta kishte ndryshuar qasjen në këtë drejtim, dhe në vend të fikjes së dritave një orë të tërë të ndërprisnin së punuari prodhuesit e naftës, centralet bërthamore në botë, provat nukleare dhe bërthamore, ndërprerja e punës së tipave të Jugohromit anembanë botës, ndërprerja e hedhjes së bombave fosforike dhe predhave tjera që kanë shkatërruar mjedise të tëra jetësore në rajonet ku zhvillohen luftërat dhe konfliktet e armatosura, pushimi i qarkullimit të komunikacionit, në veçanti atij automobilistik, etj, dukshëm dot përmirësonin mjedisin jetësor dhe këto veprime ndoshta do ti mbronin vlerat ekologjike.

Andaj çështja e mbrojtjes së mjedisit jetësor të merret me seriozitetin më të madh, ngase si rezultat e shkatërrimit të tij vuan i tërë njerëzimi.

Në këtë drejtim nuk duhet pritur vetëm faktorin ndërkombëtar, por çdokush nga ne, çdo shtet është i obliguar në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Fillimisht akti më i lartë juridik në vend i referohet edhe qytetarit, por edhe institucioneve shtetërore, se çdo qytetar ka të drejtë në mjedis të pastër e të shëndoshë, kurse këtë e drejtë e garanton shteti.

Për një mjedis të pastër e të shëndoshë, të gjitha institucionet shtetërore obligohen që ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, duke filluar prej mbylljes së ndotësve të mjedisit jetësor, plotësimi i standardeve ekologjike, dënime tjera të ashpra, moratoriume për ndërtime në qendrat e qyteteve, mosdhënia e lejes për ndërtim në vendet e populluara, kontrollimi i komunikacionit, etj.

Deri tani patëm mundësinë të dëgjojmë për shpallje të zonave ekonomike, për të cilën gjë kërkohej që të garantohet edhe me kushtetutë, më pas shpallja e zonave të lira shëndetësore, etj, por asnjëherë nuk dëgjuam shpalljen e zonave të lira ekologjike apo zonave të gjelbërta në vend, shpallja e parqeve nacional apo kohëve të fundit që qarkullon edhe shpallja e Malit Sharë për park nacional.

Andaj, të mos i fikim dritat por të fikim energjinë elektrike me qëllim të mosfunksionimit të ndotësve kryesor të mjedisit jetësor, qoftë ajo edhe sa për një orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button