Letër Ermirës

Ashtu si shumica, e njohtova përmes ekranit kur udhëhiqte programin për fëmijë në gjuhën shqipe në RTM. Vogëlushja urbane, e lirshme në komunikim, e sigurtë në vete por jo në masë që të duket antipatike. Të tjerët që erdhën pas saj në programet e atij formati, aty dhe në televizione tjera, më dukeshin sikur mundoheshin të jenë si Ermira.  Ose unë i shihja me sy të tillë.

Ende e mitur u bë model pozitiv në komunikimin publik.

Kur një fytyrë, sidomos televizive, humbet nga orbita jemi të prirur të mendojmë se ndërkohë mbindërtohet dhe një ditë do kthehet ende më e mirë se sa e mbajmë mend.

Ashtu dukej edhe Ermira kur u rikthye pranë Arbër Xhaferit.

(Një mik që kishte bërë stazh pune në organizatat ndërkombëtare dhe asistonte në takime të larta politike thoshte se prej të gjithë politikanëve, shqiptarë e maqedonë, Ermira flet anglishten më të pastër. Dhe për mbamendjen e saj thoshte se është fotografike, çka regjistrohet njëherë nuk fshihet më).

“S’ka ajo fytyrë për politikë, sa mirë duket, dhe sa e re” komentoheshte atëherë.

Gabim.

Politika ka shumë nevojë për fytyra të bukura, sidomos të gjinisë femërore nga shkaku se fjala e tyre duket më bindëse. Rasti i fundit me Prokurorinë speciale e vërteton këtë.

Politika ka nevojë për sjellje dhe pamje qytetëruese: skena publike në Maqedoni gjatë kohë dominohet nga katundarllëku në kuptimin mental të fjalës. Mendje të ngushta provinciale të njerëzve që nuk kanë udhëtuar sa duhet. Ambientet gjysëmprovinciale dhe rrejshëm puritane e patjetërosojnë udhëtimin si ventilim i mendjes dhe ngritje e kritereve. Udhëtimet virtuale janë ok, por nuk mjaftojnë. Ermira e përmbush këtë kusht të rëndësishëm.

“Nuk bëra një kapital nga politika”, më tha gjatë një bisede.

Iu përgjigja se ky është kapitali i saj më i madh. Trashëgimia që Albesin do ta bëjë më të pasur.

…Pas instalimit të demokracisë që mobilizoi një pjesë të mirë të klasës së arsimuar shqiptare, filloi të përvijohet mendimi se profesionistët  duhet të kontribojnë aty ku janë dhe mos “ndoten” me politikë.

Edhe kjo gabim.

Profesionistët i hyjnë politikës me vetëbesimin se kanë ku kthehen dhe ku ndihen mirë.

Nuk e kanë gërçin e atyre që janë të rastësishëm në politikë. Dhe si të tillë janë të prirur t’u mbeten më shumë lojalë parimeve se sa diktateve.

Nuk është që pajtohem me gjithçka që vepron ajo.

Por mbetet bindja standardet që vendosi Ermira në angazhimin politik janë padyshim të larta.

Kombinim i qëlluar i zgjuarësisë kombëtare dhe kospomolitizmit.

Arsimim cilësor dhe kulturë e gjerë…Ermira është bashkëbiseduese me të cilën ora ik shpejt.

Ndikimi i rretheve tjera kulturore që e mbron nga të menduarit “me kallëp”.

Shkallë të ngjitura ngadalë që të mbrojnë nga marramendja kur arrin “lartësitë”.

Dhe një fëmijë i buzëqeshur për dore që e reflekton nënën e vet.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pamarr parasysh faktit se FLITET për Ermirën, le të flitet qfar të jetë ERMIRA ËSHTË E PAKAPSHME, E MENÇUR, është një burrnesh që i ballafaqon qfarëdolloj sakrifice. Femër e fortë… në të gjitha aspektet

  2. Se di si e njihni ju, por une e njih nga se afermi sepse kemi punuar gati me nje kolektiv, dhe Ermira vec emisionit te femijeve, fale angazimit te Redaktorit te athershem Skender Raufi-t, sdo kish mundesi dhe kapacitet tjeter oratorik, nese dhe keta si ekip nuk do i ndihmonin asaj. Hyrja ne politike, ne Shqiptaret e Maqedonise eshte rastesi dhe pasukses ne fund, qe eshte nje kurorzim dredhishe dhe injorancash, qe paguajne qytetaret shtrejt gabimet e dikujt. Nuk kam kunder saje si njeri, por kunder atyre qe i dhan qasje asaj ne Politike, se megjithate Politika ka Artin e vet, dhe kur beni krahasime me Arber Xhaferrin, mos perzini dhe ata qe jane rastesi, sepse Arberi ishte vertete Politikan i vetem i lindur per ket lloj Arti. Shqiptaret me kurr sdo kene te atille ne Maqedoni. Ndoshta dhe mund te del dikush ne nderkohe, por kini kujdes ju lutem kur levdoni dikend, se kjo qe ju i kushtoni kaq vemendje, ska dhe aq merita sa mendoni ju. Dita shikohet qe ne mengjez si do te jete, me djelle, apo me te rreshura.

  3. O zotri Nobel shko njëherë mëso shkrim dhe lexim, e pastaj komento për personalitete siç është Ermira.
    Ermira ka qenë dhe mbetet zëri më i fuqishëm i femrës shqiptare në Maqedoni!
    Krenaria e Shkupjanëve!
    Të gjitha femrat tjera që do të hyjnë në politikë, duhet të dëgjojnë ligjerata nga Ermira. Një personalitet i tillë lind një herë në 100 vjet. Ajo është Angella Merkel e shqiptarëve të Maqedonisë!

  4. Mirë e ka zotëri Nobel. Duhet pritur edhe pak me lëvdatat! Skandalet e deritanishme sapo kanë nusur të dalin në sipërfaqë dhe ti njohë opinioni i gjërë. Ermira e din më mirë se të gjithë ne, se nuk është e pafajshme dhe është e njollosur me lojërat e pushtetarëve. Edhe ajo është përgjuar!! Unë nuk do të kisha pasur dëshirë që të jem në lëkurën e Ermirës. Edhe po të tentojë ajo të mbrohet, do të jetë vështirë. Zoti i ndihmoftë!

  5. Qe ku janë lavdet për Ermirën. Ermira është një dhe do të mbetet një në të gjitha aspektet. Respekte për të dhe POSHTË POPULLI INJORANT…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button