Bora e re në Kodrën e Diellit i ktheu skiatorët

Bora e marsit që javën e kaluar ra në Kodrën e Diellit me nivel prej gjysme metra, i ka kthyer skiatorët në shtigjet e skijimit dhe njëkohësisht të gjithë ashensorët e skijimit janë lëshuar për përdorim, njofton Portalb.

“Bora është e bukur, nuk pati muajin e kaluar, por ja na erdhi shumë mirë që tani në mars ra. Të gjitha shtigjet për skijim janë mirë të përgatitura”, thotë një vizitues.

Nga udhëheqësia e “Kodrës së Diellit”, informojnë se bora e re i ka detyruar agjencitë turistike që të organizojnë turne në qendrën e skijimit.

Një pjesë e vizitorëve janë të dëshpëruar nga pronar i ndërmarrjes “Kodra e Diellit”, kompania shtetërore “ELEM”, shumë pak ka investuar në qendrën e skijimit, transmeton Portalb.

“Para se gjithash duhet të investohet në infrastrukturë, në hotelet të reja, ashensorë për skijim, ndërkaq problem i madh është edhe ajo që nuk ka vende parkimi të lira”, tha një turist.

Edhe sivjet në qendrën për skijim në Kodër të Diellit, nuk është realizuar asgjë nga plani master i paralajmëruar nga pushteti qendror. Plani parasheh ndërtimin e një parkingu të madh, ashensor për skijim, hotel të ri në qendër dhe snowbord park.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button