Kerry kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut në Egjipt

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut të ndodhura javën e kaluar në Egjipt dhe për vendimin për mbylljen e organizatës jo-qeveritare ”Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe të Torturës ne En-Nedim”.

Duke kritikuar vendimin e qeverisë egjiptiane Kerry tha se: ”Jam thellësisht i shqetësuar nga shkeljet e të drejtave të njeriut të ndodhura në Egjipt në javët dhe muajt e kaluar”.

Kerry bëri vlerësimin se: ”Ky vendim formon mjediset të përshtatshme për burgimin e opozitarëve politik, gazetarëve, aktivisteve të OJQ-ve dhe personaliteteve kulturorë”.

Duke bërë të ditur se kufizimi i aktiviteteve të shoqërisë civile nga ana e qeverisë, do të dobësojë stabilitetin dhe sigurinë në vend, Kerry, bëri thirrje që qeveria të heqë presionin mbi OJQ-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button