Princi Charles po qëndron për vizitë në Kosovë
Sonte, në orët e para të mbrëmjes Princi Charles i Uellsit ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës. Atij i është bërë pritje nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruari O’Conell.
Pas mbërritjes janë trupa muzikore e FSK-së ka intonuar himnet e dy shteteve.
Çifti mbretëror do të qëndrojë në Kosovë ku dhe do të zhvillojë disa takime me udhëheqësit më të lartë shtetëror, bën të ditur rtklive.com
Princi Charles dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Camilla kanë arritur në pritjen e organizuar për të në “Swiss Diamond”.
Ai aty është pritur nga krerët e shtetit dhe ata të opozitës.