Informacioni pa fakte nuk është i besueshëm

Recension: SHQIPTARËT NË MAQEDONI 47 %, SHUMICË ABSOLUTE!

E vërteta është “stolia” më e bukur që i rri një gazetari dhe produktit të tij. Informacionet e vërteta, të bazuara në dy apo më shumë burime të pavarur mes tyre, e bëjnë përmbajtjen dhe median të jenë më të besueshme. Gazetari gjithmonë duhet të jetë në rrugë drejt së vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Por, që kjo e fundit të jetë e pakontestueshme, informacioni duhet të jetë i plotë, i verifikuar dhe i qartë!

Almakosss11

Linku deri te artikulli origjinal: “SHQIPTARËT NË MAQEDONI 47 %, SHUMICË ABSOLUTE!

Data dhe koha e publikimit: 11.03.2016

Data e recensionit: 16.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Në tekstin që po e recensojmë pretendohet se po shpaloset “e vërteta e madhe për shqiptarët në Maqedoni”. Jepen statistika për demografinë në Republikën e Maqedonisë, të cilat mbështeten në deklaratën e një analisti politik, por përmbajtja nuk indikon se është bërë përpjekje që të vërtetohen të njëjtat.

“Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.”

Përkundrazi, në vend se të verifikohen me argumente statistikat, në tekst citohet analisti, i cili thotë se të dhënat i ka nga një institucion ndërkombëtar. Por, në tekst nuk tregohet as emri i këtij institucioni, që do ta bënte informacionin më relevant dhe më të besueshëm. Kjo qasje, në vend se të shpalosë ‘të vërtetën e madhe’, krijon huti të madhe në opinion.

“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.”

Detyrë e parë e gazetarëve është e vërteta. Ata duhet t’i mundësojnë opinionit qasje deri te faktet e besueshme dhe të sakta. Sipas Kodit etik të gazetarisë, nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button