SHBA-ja përpiqet për zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë

 SHBA-ja mbetet mbështetëse aktive në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe bën tifo që të vihet deri te kjo. Por, mbetet që Maqedonia dhe Greqia të vendosin çka është e pranueshme për ata, deklaroi Xhonatan Mur, drejtor në Zyrën për Ballkan në Departamentin amerikan të Shtetit. 

“E njohim situatën në Maqedoni, në të cilën u përqendrua edhe zëvendës-sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Ne e mbështesim akoma fuqishëm procesin e Methju Nimicit, i cili zgjat me të vërtetë kohë të gjatë. Anojmë që të gjendet marrëveshje dhe absolutisht do të doja të shohim zgjidhje për kontestin për emrin mes Athinës dhe Shkupit, por duhet të konkludojmë se vetëm të dy palët mund të zgjedhin çka është adekuate për njërën ose për palën tjetër. Mundësitë para Maqedonisë janë të mëdha, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe varësisht çfarë janë normat private, të mund të bëhet anëtare e NATO-s pothuajse menjëherë sapo të gjendet zgjidhje për emrin. Kjo do të duhet t’i motivojë udhëheqësit politikë në Maqedoni që të bëjnë çka munden që të gjendet zgjidhje, ndërsa në të njëjtën kohë, duhet edhe të punohet edhe në Greqi”, deklaroi Xhonatan Mur. 

Formulimi identik se SHBA-ja anon që dy vendet të gjejnë zgjidhje për kontestin me emrin, paradokohe e përdori edhe Viktoria Nuland, zëvendës-sekretare e Shtetit e angazhuar për Evropën, në paraqitjen e saj të parë të prioriteteve në mandat. Xhonata Mur është pyetur edhe nëse SHBA-ja nuk mund të kryejë presion në NATO, institucion në të cilin ka shumë më shumë ndikim në krahasim me Bashkimin Evropian, për Maqedoninë pse nëse ka pajtueshmëri me Greqinë, të paktën për Malin e Zi. 

Kurt Basiner, ekspert për Ballkanin me bazë në Sarajevë, shtoi se nuk ka dëshmi se Gjermania e shfrytëzon ndikimin e saj mbi falimentimin e Greqisë që të zgjidhet ky kontest.

Lajme të ngjashme

Back to top button