“REK Bitolla”, ndotësi i dytë i ajrit në Evropë

Termocentrali “REK Bitolla” është ndotësi i dytë i ajrin në Evropë dhe i pari në Maqedoni, kështu tregon vlerësimi për ndikimin e prodhimit të energjisë nga  qymyri ndaj harxhimeve të shëndetësore të Ballkanit Perëndimore që e ka bërë Shoqëria për Shëndet dhe Mjedis Jetësor (HEAL), ka publikuar DW, transmeton Portalb.

Sipas këtij vlerësimi, 7 nga 10 termocentrale të cilat janë ndotësitë më të mëdhenj në Evropë janë në Ballkan.

“REK Bitolla”, sipas këtij vlerësimi, gjatë vitit lëshon rreth 2.700 ton grimca PM 2.5 në ajër, që e lë menjëherë pas termocentralin “Kosova A” në afërsi të Prishtinës.

“REK Bitolla” është në krye të Evropës sipas lëshimit të gazrave CO2m ne rreth 67 mijë ton në vjet.

Vlerësimet janë se dëmet ndaj sistemit shëndetësor në Evropë për shkak të substancave të dëmshme që i lëshon Maqedonia është mes 256 dhe 720 milionë euro në vjet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button