Viper SRT Time Attack me 640 kuaj fuqi

Viper ka zbuluar detaje shtesë të modelit të kufizuar Time Attack, i cili i është prezantuar publikut për herë të parë gjatë verës në panairin e veturave në New York. Falë materialit të fibër karbonit, kjo veturë peshon vetëm 1500 kilogram dhe vjen me disa ndryshime drastike sa i përket motorit dhe karrocerisë.

Inxhinierët e SRT kanë deklaruar para gazetarëve se modifikimet në motor, kabinë dhe pjesën e përparme të karrocerisë i mundësojnë kësaj veture të ushtroj shpejtësi marramendëse.

Nën kapakun e modelit të ri të SRT Viper Time Attack, fshihet motori gjigant me 8.4 litra V10 që prodhon plot 640 KF (477 KW).

Kurse prodhimi i kësaj veture besohet se tashmë ka filluar në Detroit, dhe vetëm 159 njësi do të jenë të disponueshme në treg ku 93 prej tyre do të bartin ngjyrën e portokalltë.

Lajme të ngjashme

Back to top button