Ofendimet në gazetari janë të papranueshme, me ose pa doreza!

[Recension: Besimi flet për eurointegrimet, nën pllakatin e sistemit urinar]

Në mungesë të aftësisë për të bërë lajm tërësisht korrekt nga ngjarja, teksti, përmes titullit tërësisht joadekuat me përmbajtjen, është bastardizuar dhe keqpërdorur. Një artikull që ofendon, qoftë edhe me doreza, nuk informon. Artikulli aspak nuk terheq lexuesit me informacion, por me një element krejtësisht tjetër. Duke pasur parasysh rregullat e gazetarisë profesionale dhe Kodin etik të gazetarëve, duhet shtruar pyetja: Me çfarë të drejte kjo përmbajtje pretendon se “informon”, nën petkun e gjuhës komentuese dhe njëkohësisht tendencioze!

Vetë përmbajtja nuk ka asgjë kontestuese, pasi që e njëjta është kopjuar nga faqja zyrtare e Sekretariatit për çështje evropiane. Diskutabil dhe nënçmues është titulli i bashkëngjitur në tekst. Neni 1, paragrafi 11 i Kodit etik të gazetarëve thotë: “Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”.

Në fillim të ligjëratës së tij zëvendëskryeministri Besimi theksoi se programet e Unionit paraqesin një sërë aktivitete integruese të miratuara nga BE-ja me qëllim të rritjes të bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe vendeve të cilat nuk janë anëtarë, që sa më mirë të njihen me metodat dhe politikat e BE-së dhe me atë të mundësohet shkëmbim dhe praktika të mira.

Besimi flet për eurointegrimet screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Besimi flet për eurointegrimet, nën pllakatin e sistemit urinar”
Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016
Data e recensionit: 15.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Shkërrmoqja e elementit multimedial, gjithashtu është shkelje e etikës gazetareske. Fotografia duhet bashkëngjitur në tekst si origjinale dhe t’i mundësojë lexuesit, pasi që të lexojë tekstin, të japë qëndrimin e tij në lidhje me paraqitjen e z. Besimi në një ambient të tillë.

Më  2015 në kuadër të këtyre instrumenteve janë konfirmuar 166 projekte edhe ate: 20 HORIZONT 2020, 7 Evropa për qytetarë, 86 ERAZMUS+; 1COSME; 10 Evropa Kreative – KULTURË; 23 FISKALIS; 21 DOGANË, informoi Besimi.

Gjatë ligjeratës Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Erazmus+ jep kontribut kyç për arsim, trajnim, mobilitet dhe mësim joformal të rijnjve të cilët janë kyç për  krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të konkurencës së tregut të punës, shkëmbim të përvojave dhe shpërndarje të vlerave evropiane. Ky program modernizon arsimin, trajnimin dhe punën e të rinjëve në Evropë dhe në atë mënyrë siguron mundësi për të rinjtë nga Republika e Maqedonisë të marrin pjesë të barabartë në gjitha programet dhe aktivitetet si dhe shtetasit e BE-së.

Pavarësisht se fotografia është kapur nga një kënd joadekuat për një artikull gazetaresk dhe është produkt amator, autori i të njëjtës nuk është cituar. Në vetë tekstin, përveçse në titullin qësëndisës, çështja e fotografisë që ‘problematizohet’ në titull nuk është adresuar me asnjë rresht. Për më tepër, teksti nuk ka autor, qoftë me iniciale ose me emër, por është i nënshkruar si produkt nga inaonline.

Lexuesi, i cili ballafaqohet me këtë artikull, pasi që të jetë i ‘tërhequr’ nga titulli, fillimisht do ta ketë përtesë të lexojë një artikull kaq të gjatë, me shumë informata të ‘thata’, statistikore. Gazetaria profesionale, bazë funksionimi ka qartësinë dhe formatin e shkurtër, me qëllim që lexuesi të mbajë mend dhe të kuptojë më lehtë atë që lexon. Nga titulli, verëhet një tendencë për sjellje joetike dhe joprofesionale. Një model i tillë nuk përmbush standartet për t’u plasuar në opinion si përmbajtje informative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button