Ambasadori Wohlers pa doreza diplomatike: Krijimi i identitetit antik, qajse e rrezikshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Paul Wohlers sonte foli pa doreza diplomatike sa i përket identiteti të maqedonasve dhe ri-krijimin e tij përmes antikës. Ai para studentëve të UEJL-së në Tetovë tha se identiteti nuk mund të ndërtohet duke shikuar mbrapa në histori, kjo është një gjë e rrezikshme.

“Disa njerëz përpiqen që ta krijojnë identitetin e tyre duke u kthyer mbrapa në histori. Dhe siç e thash kjo është një mënyrë e rrezikshme ti qasesh çështjes, sepse disa kanë për tu ndjerë të përjashtuar dhe shumë njerëz aktualisht ndihen të lënë pas dore nga kjo qasje. Pra, duke pasur si qëllim apo vizion vlerat tuaja është një mënyrë më e suksesshme më afatgjate dhe poashtu shumë vizionare dhe e shëndetshme dhe që është shumë e rëndësishme dhe e ndryshme nga ajo që të shikosh prapa historinë’, tha Wohlers.

 Ai theksoi se Maqedonia është shtet multietnik i ngjashëm deri diku me Amerikën.

“Ne nuk mund të ndërtojmë identitetin tonë si amerikanë, bazuar në atë se si e kemi besimin fetar, e kaluara jonë se si është, pasi gjyshi im ishte gjerman, gjyshja ime ishte nga Danimarka, kështu që unë çfarë të jem gjerman apo danez, unë jam thjesht i brezit të tretë në Amerikë, prindërit e mi, xhaxhallarët kanë lindur në Amerikë dhe mund të quhen amerikanë. Kështu që Maqedonia është në të njëjtën situatë, ju duhet të vendosni se si të përcaktoni vetveten. Në këndvështrimin tonë ju duhet të përcaktoheni në bazë të vlerave. Ashtu sikurse ne që bazohemi tek dokumentet themeltare, deklaratën e pavarësisë, Institucionet etj. Mendoj se Maqedonia mund të bëjë të njëjtën gjë, ju duhet ta përcaktoni veten në bazë të vlerave sepse nuk mund ta përcaktoni veten në bazë të etnicitetit që jeni të ndryshëm, nuk mund të përcaktoni veten në bazë të besimit fetar që janë të ndryshëm, nuk mund ta përcaktoni veten në bazë të kulturës që janë të ndryshme. Kështu që ju duhet të gjeni se çfarë keni të përbashkët. Ajo duhet të jetë vlera juaj, ajo që ju mban ju bashkë. Prandaj mendoj se për këtë duhet më shumë debat’, tha Wohlers.

Lajme të ngjashme

Back to top button