Fatkeqësive nuk duhet t’u jepet karakter politik!

[Recension: Nga tymi i deponisë së egër aksidentohen dy vetura. Lëndohen rëndë më tepër persona]

Në fatkeqësi komunikacioni, vrasje dhe ngjarje të ngjashme, nëse drejtpërdrejtë nuk kanë prapavijë politike, gazetari në asnjë mënyrë nuk guxon t’ia ndryshojë kahjen lajmit. Teksti që po recensojmë, është korrekt dhe profesional deri kur flitet për aksidentin dhe pasojat. Autori (redaksia) e ka bërë lajmin duke iu referuar të dhënave të policisë, edhe pse nuk e ka cituar më qartë burimin e tyre, por vetëm ‘lajmëtarin’ apo medien që ka shpallur lajmin.

Ajo që nuk shkon është çështja e kompetencave. Gazetari nuk mund të sjellë përfundime, duke luajtur rolin e ekspertit dhe duke konstatuar shkakun e aksidentit. Një gjë e tillë u takon autoriteteve zyrtare. Nëse bëhet fjalë për konstatim të tyre, kjo duhet të theksohet qartë në tekst.

Në rrugën “e vjetër” Shkup-Kumanovë, më saktë në mes fshatrave Haraçinë dhe Nikushtak mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Shkak i aksidentit ka qenë tymi i shkaktuar nga djegja e deponive të egra çka ka pamundësuar shikueshmëri dhe si pasojë dy vetura janë përplasur ballë për ballë, shkruan Fakte. Në aksident, janë përplasur automobilat e tipit “Reno” me tagra nga Shkupi, e drejtuar nga 50 vjeçari S.J. nga Kratova dhe “Audi A4” me tagra nga Shkupi, e drejtuar prej 36 vjeçarit S.S. Pas aksidentit me ndihmë të veturës së Ndihmës së Shpejtë disa të lënduar janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa disa të tjerë janë bartur në Qendrën Urgjente në Shkup.

Nga tymi i deponisë së egër aksidentohen dy vetura. screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Nga tymi i deponisë së egër aksidentohen dy vetura. Lëndohen rëndë më tepër persona”
Data dhe koha e publikimit: 13.03.2016
Data e recensionit: 14.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Komenti, përderisa përfshihet në lajm, është ‘nismëtar’ i qasjes joprofesionale në një përmbajtje informative. Përveç kësaj, teksti ka edhe spekulime dhe përfundime të pabaza. Nga përmbajtja nuk shihet se është tentuar të pyeten autoritetet, ndërsa në vend të deklaratës të personit që apostrofohet në tekst, për më keq, teksti sjell një deklaratë tjetër të mëparshme, që ia ndryshon kontekstin artikullit. Kanë ndërmarrë ose jo autoritetet hapa në drejtim të rregullimit të problemit me deponinë, për këtë duhet pyetur autoritetet dhe qytetarët. Gazetari nuk është ai, i cili gjykon dhe jep cilësime për punën e një zyrtari.

Teksti përfundon me një akuzë të pabazë dhe “kritikë” jokonstruktive, duke përfshirë emrin e një personi tjetër, rrespektivisht të një ministri, përsëri duke mos tentuar ose duke mos potencuar se është tentuar të merret qëndrimin i të njëjtit. Kritika jashtë kornizave profesionale kuptohet si propagandë dhe shihet si armiqësi e redaksisë ndaj personave, të cilët kritikohen.

Kryetari i Likovës nga radhët e BDI-së Sadulla Duraku që ditë më parë deklaroi se “nuk kishte bërë marrëveshje me Zotin”  nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullimin e problemit me deponitë e egra në këtë vend, edhepse qytetarët në kontinuitet kishin kërkuar ndihmë për shkak të rrezikut të përhapjes së epidemive nga këto deponi, të cilat po bëjnë edhe rrezik për të marrë jetë njerëzish edhe në komunikacion.  Edhe ministrit të ambientit jetësor nga radhët e BDI-së Nurhan Izairi si duket i interesojnë vetëm tenderët dhe aktivitetet parazgjedhore partiake dhe aspak interesat e qytetarëve./FAKTE.Net

Përveç elementeve gazetareske, element tjetër me rëndësi është manipulimi me fotografitë e bashkuara në një. Njëra paraqet dy personat, në llogari të të cilëve ‘faturohet’ faji, ndërsa tjetra nuk dëshmon qartë se bëhet fjalë për aksidentin në fjalë dhe posedon kualitet të dobët. Kjo është bërë me qëllim për të manipuluar lexuesit.

Pavarësisht se është një tekst i keqinterpretuar, gishti i përgjegjësisë për këtë duhet t’i drejtohet redaksisë, pasi që teksti nuk është i nënshkruar dhe nuk ka autorin, apo ‘të zotin’ e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button