Angellov: Gruevski nëpërmes Jakimovskit do të nxisë konflikt

Kryetari i shoqatës së ”branitellave”, Stonajçe Angellov, ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se me çdo çmim është duke tentuar që të shkaktojë destabilizim të kontrolluar të Maqedonisë, kësaj radhe përmes OQM-së së Stevçe Jakimovskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Gruevski dështoi që të shkaktoj dhunë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, kurse tani është në tentim për të nxitur konflikt ndërmjet vetë maqedonasve.

Angellov u bën thirrje të gjithë përkrahësve të tyre që sot në ora 18 t’i bashkëngjiten protestës së opozitës kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i jep mundësi kryetarit të shtetit që të falë të dënuarit për parregullsi zgjedhore, dhunë, pedofili, tregti me drogë.

Ai u bën thirrje kundër protestuesve që edhe ata t’u bashkangjiten në protestë, për t’i thënë JO, planit të gjakderdhjes, prandaj për një gjë të këtillë, ai u kërkon që të mos protestojnë aty ku tashmë është paralajmëruar protesta, ose nëse ndodhen aty, atëherë të largohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button