Thaçi: Nuk kemi përballë një parti shqiptare, por të gjitha institucionet
Në Kuvendin e Rinisë Demokratike Shqiptare – Dega Gostivar, kryetari i PDSH-së , Menduh Thaçi, ka folur për vështirë sitë që ka kjo parti për të legjitimuar programin e vetë politikë tek votuesit shqiptarë .
Nga Kuvendi i të rinjve, Thaçi, ka kërkuar që të analizohet programi i partisë së tij dhe të shihet se lufta që zhvillohet është shumë e pabarabartë. “Ne nuk kemi përballë një oponent real politik një parti shqiptare por përballë nesh kemi interesin gjeo-strategjik të sllavëve, maqedonasve dhe krejt institucioneve të shtetit që vihen në dispozicion për ta parandaluar fitoren e Partisë Demokratike Shqiptare”, vlerësoi Thaçi.
“Nuk është e vërtet se duke u bërë pak maqedonas i realizojmë qëllimet tona, Jo gjithë kombet e botës qëllimet e veta i kanë realizuar me përcaktim themelor. Ne duamë të drejtën e vendim-marrjes. Ajo e drejtë më pas do na mundësojë të drejtën e vetë kultivimit. Kjo është një fazë jashtëzakonisht e vështirë dhe e rëndë”, deklaroi Thaçi.
Rinia Demokratike Shqiptare pranë Partisë Demokratike Shqiptare– Dega Gostivar mbajti Kuvendin e saj të rregullt Zgjedhor. Me të rinjtë e PDSH-së në Gostivar do të udhëheq Jeton Beqir