Gazetari nuk është as mjek as psikolog!

[Recension: Abdilaqim Ademi i lodhët dhe i dobësuar]

Edhe gazetarët që ndjekin shëndetësinë, nuk guxojnë të marrin të drejtën të japin përfundime të tilla, pa u bazuar në burim adekuat apo fakte, siç janë dhënë në këtë tekst. Në tekst shihet tentativë për kritikë, por, fatkeqësisht, ajo është jokonstruktive dhe e pabazë, dhe bie në kundërshtim me Kodin etik të gazetarëve. Publiku ka nevojë për lajm e jo për koment apo qësëndisje të maskuar si lajm. Teksti që po recensojmë nuk informon asgjë, përpos se krijon një mishmash që ia ndërlikon lexuesit të kuptuarit e asaj që duhet të kuptohet nga ky artikull (kuptohet, nëse ka diçka për t’u kuptuar).

Nëse qëllimi i takimit kanë qenë shkollat profesionale, këtu ka mjaft arsye që lajmi të kapet nga ky kënd – shkollat profesionale dhe gatishmëria e Ministrisë së Arsimit për t’u përballur me problemet në këtë aspekt.

Degradimi i profesionit nuk bëhet vetëm duke mos proceduar një temë si gazetarë, por edhe duke përdorur shprehje, parafrazime dhe pyetje, të cilët për lexuesin nuk sjellin asgjë plotësuese, përveç që ndikojnë negativisht në imazhin e medias që prodhon përmbajtje të tilla. Lexues të dashur, nëse autori konstaton se ministri është i lodhur, por nuk e di se çfarë e ka lodhur atë, ne nuk mund ta dimë assesi.

I lodhët dhe i dobësuar. Kështu duket ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, në takimin që ka realizuar sot me kryetarët e komunave të Bogovinës dhe  Zhelinës, ku ka biseduar lidhur me hapjen e shkollave profesionale në këto dy komuna. A e ka lodhur puna në ministri, apo problemet në parti, nuk mund të themi, mirëpo dihet se probleme të shumta ka edhe në MASH edhe në BDI.

Abdilaqim Ademi i lodhët screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Abdilaqim Ademi i lodhët dhe i dobësuar”
Data dhe koha e publikimit: 11.03.2016
Data e recensionit: 13.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Tekstet shkollore janë një botë në vete. Ja edhe një arsye shtesë për të kapur lajmin për shembull nga ky kënd, e jo nga bishti! Një gjë interesante mund të vërehet brenda tekstit, ku thuhet se: ….”flitet se nuk i ka punët mirë”. Të nderuar, nëse nuk e dini, të kujtojmë Kodin etik dhe nenin 13, i cili thotë: “Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.
Neni 1
“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet personale t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.

Në MASH vazhdojnë të dalin në shesh skandalet me tekstet shkollore, kurse edhe në parti flitet se nuk i ka punë mirë, sepse nuk e ka pranuar mirë faktin që nuk është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor të partisë, edhe pse sipas statutit partiak, një pozicion i tillë i takon Sekretarit të përgjithshëm.

Se ky “lajm” është bërë sa për të shprehur një koment dhe për të treguar një armiqësi në formë të mbështjellë, e dëshmon fakti se teksti nuk ka autor, e brenda tij, rreth spekulimeve të përmendura, nuk citohet burim që dëshmon autenticitet, e as jepet indikacion se është tentuar që të shqyrtohet e vërteta rreth gjendjes shëndetësore të ministrit, të cilën e ‘problematizon’ ky tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button