Zhduket një avion i Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë konfirmuar se njëri nga avionët e saj ushtarak, i cili ka marrë pjesë në sulmet ajrore në Jemen është zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e EBA-së publikoi një njoftim të shkurtër përmes agjencisë shtetërore të lajmeve WAM.

Siç theksohet, bëhet fjalë për “humbjen e një avioni luftarak”, ndërsa askush prej zyrtarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka dhënë koment për këtë informacion.

Vitin e kaluar filluan sulmet ajrore të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite në Jemen, pasi kryengritësit shiitë Husi morën kryeqytetin e këtij vendi, Sana.

Lufta në këtë vend më të varfër arab ka marrë jetën e rreth 6.000 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button