Vetëvendosja i ‘gjuhet’ Enver Hoxhajt

Tek pasi ka filluar të implementohet faza e dytë e programit të Qeverisë së Luksemburgut për reformën shëndetësore, zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë akuzuar ish-ministrin e Jashtëm se ka ndikuar që në fazën e parë tenderin për SISH t’i japë mikut të tij. Hoxhaj ka mohuar deklaratat e “Vetëvendosjes”, duke i quajtur fashizëm politik

Në kohën kur po flitet që ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj të zërë vendin e Hashim Thaçit, duke u vënë në krye të Ministrisë së Jashtme, Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar atë se kishte përfshirë miqtë e tij në një tender të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas zyrtarëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kishte ndikuar në tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion eurosh.

Këtë tender, sipas “Vetëvendosjes”, Hoxhaj ia kishte dhënë mikut të tij Ymer Shahinit, i cili sipas po këtij subjekti politik, është në kërkim nga INTERPOL-i dhe FBI, për shkak të mashtrimit.

Dardan Sejdiu nga “Vetëvendosja”, ka thënë se Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë “Printpek” në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, derisa kjo është kompania që kishte fituar tenderin 1.5-milionësh.

LVV: Hoxhaj nënshkroi marrëveshje me Luksemburgun

“Në vitin 2011, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me Luksemburgun për ndihmë në projekte si sistemi i informimit shëndetësor. Në vitin 2012, hapet tenderi për ndërtimin e sistemit të informimit shëndetësor, për blerjen e harduerit. Kompania që nënshkroi kontratën, ‘Piritpek’, përfaqësohet nga Ymer Shahini, ndërsa Enver Hoxhaj është mik i tij. Ky përfaqësues nënshkruan këtë kontratë por në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve nuk figuron, nuk është përfaqësues i kompanisë. Nënshkruhet për implementim për 36 muaj. 12 muaj të sillen pajisjet, për 24 muaj mirëmbajtje. Sot 4 vjet më vonë kemi ardhur në situatën ku ky zotëriu gjendet në kërkim nga INTERPOL-i dhe FBI për mashtrim. Në vitin 2015, ky sistem është dashur të jetë në funksion, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1 milion euro. Shkelzen Ibrahimi, prokurori i rastit, nuk i bën hetimet”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button