Musliu: Komandantët u prishën për pasuri dhe politikë

Pasurimi i shpejtë pas përfundimit të luftës dhe karriera politike i ka prishur ish-komandantët e UÇK-së, të cilët dikur kishin një ideal të përbashkët.

Edhe debati që ka plasur së fundi ndërmjet tyre, sipas Murat Musliut, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Skenderaj dhe njohës i shumë i mirë i zhvillimeve edhe brenda Shtabit të UÇK-së në Likoc, është debat për interesat e tyre personale dhe politike.

Musliu, i cili ka mbajtur nëntë vjet burg në kohën e regjimit të Serbisë, ka thënë se në akuzat ndërmjet vete, ish-komandantët padrejtësisht po e përfshijnë edhe familjen Jashari.

Në intervistën dhënë gazetës “Koha Ditore”, Musliu, që ka hartuar shumë raporte për luftën në zonën e Drenicës, ka rrëfyer edhe për sulmin e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5 mars të vitit 1998, uzurpimet e pasluftës të ish-komandantëve, si edhe pretendimet me të cilat do të merret Gjykata Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button