“Qytetarët e pakënaqur” marrin përgjegjësi për sulmin ndaj Presidencës kosovare
Një grup i vetëquajtur “Qytetarët e pakënaqur” e kanë marrë përgjegjësinë për hedhjen e koktejt të molotovit në objektin e Kuvendi të Kosovës, aty ku është e vendosur edhe Presidenca.
Në email-in zyrtar të Klan Kosovës ka ardhur një mesazh nga adresa [email protected], në të cilën thuhet se ky grup merr përgjegjësinë për këtë akt.
Letra është e shkruar me një gjuhë shumë të varfër dhe me shumë gabime drejtshkrimore.
“Pas shumë aksioneve tona, mbrëmë kemi djegur edhe Kuvendin”, thuhet në këtë pranim të veprës.
Letra është e drejtuar kryesisht kundër kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.
Kjo është letra origjinale e dërguar në redaksinë e Klan Kosovës.