Borë në Strazhë

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Reshje të dobëta të borës kanë rënë në Strazhë, por nuk ka pengesa nëpër rrugë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim  të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në 
akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në akset rrugore Koçan – diga Kalimanc (A3), Rabrovë – Kosturinë (R1401) dhe Makedonska Kamenicë – Delçevë (A3) bëhet riparimi i asfaltit dhe sanimi i plasaritjeve, me ç’rast është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. 
Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, ndërsa pritet punimet ndërtimore të zgjasin deri nga mesi i dhjetorit.

Në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër (R1202) po kryhen punime ndërtimore për sanimin e urës në afërsi të Dibrës. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por rekomandohet kujdes gjatë vozitjes dhe adaptim i shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button