Sulmohet Presidenca e Kosovë

Rreth orës katër të mëngjesit të sotëm, e shtunë, është sulmuar me koktej molotovi objekti në të cilin gjendet Presidenca e Kosovës.

Është raportuar se koktej i molotovit është hedhur në anën ku gjendet zyrat e shefit të kabinetit të Presidencës, Arbër Vllahiu, njofton Klan Kosova, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga Presidenca.

Policia rastin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Personat e  dyshuar pas hedhjes se koktej molotovit dyshohet se janë larguar në drejtim te rrugës Agim Ramadani me një veture ngjyrë të bardhë”, thuhet në raportin e Policisë.

“Fillimisht dyshohet se me gurë e kane thyer xhamin e dritares ku kanë tentuar që ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur pasi që shishja është goditur në muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes së shishes, ku derivatet janë djegur në atë pjese të murit”.

“Njësia policore ka dale menjëherë ne vendngjarje, mirëpo nuk është arritur te hasen te dyshimtit”.

Policia dhe njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës rajonale janë duke kryer ekzaminimin e vendit te ngjarjes, duke përfshirë dëshmit në vendngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button