Kosovë: Presidenca sulmohet me koktej molotovi

Rreth orës katër të mëngjesit është sulmuar me koktej molotovi objekti i Kuvendit të Kosovës, vend në të cilin gjendet edhe Presidenca.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Ahmeti.

Policia ende nuk ka të dyshuar se kush është autori i veprës.

“Jemi duke punuar ne drejtim të identifikimit të personave të dyshuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Mediat kanë shkruar se me koktej molotivi është sulmuar zyra e Arbër Vllahiut, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Atifete Jahjaga.

Klan Kosova ka kontaktuar me Vllahiun por ai ka refuzuar të japë komente rreth kësaj ngjarje.

Vllahiu ka thënë se për këtë rast shpjegimet nga ana e Presidencës i bën drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun, Safet Zejnullahu.

Por, Zejnullahu nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button