Gazetarja pushohet nga puna: Shkak, shkrimi kritik ndaj Jankullovskës

Për shkrimin e saj kritik ndaj ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska një gazetare humbi vendin e punës, njofton RTVM2.

Kristina Atovska gazetare në programin e mëngjesit në TV Sitell, u pushua më 8 mars pas publikimit dy ditë më parë të tekstit me titull “Imuniteti Gazetaresk i Jankullovskës”, në portalin Pozitiv MK.

Rasti u alarmua nga sindikata e pavarur e gazetarëve, ndërkaq vetë Kristina thotë se nuk ka kundërshtuar politikën editoriale të televizionit ku ka qenë e angazhuar si honorariste nga gushti i 2014-ës.

“Më thirri redaktori dhe më tha se ajo kolumnë më ka bërë problem dhe vetëm për shkak të shkrimit do të duhet të largohem. D.m.th., pushimin nga puna ma kumtoi redaktori. Do të ishte vetëm spekulim nëse përmend emër se kush e ka kërkuar largimin tim”, shprehet gazetarja Kristina Atovska.

Sindikata e pavarur e gazetarëve bëri thirrje TV Sitell që ta kthejnë gazetaren në punë, ndërkaq gazetarët të vjetër të solidarizohen me gjeneratat e reja të gazetarëve të pambrojtur.

Hulumtimet flasin se 90% e gazetarëve të rinj janë honoraristë por me angazhime të njëjta dhe me më pak të drejta kundrejt të punësuarve në marrëdhënie të rregullta pune.

Nga sindikata po ndjekin situatën në media dhe thonë se rasti i Kristina Atovskës nuk do të jetë i fundit. Për largimin e saj nga puna do të njoftohet Federata Ndërkombëtare  por edhe Evropiane e gazetarëve si dhe Reporterët pa kufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button