“Al Arabia”: Kushtet e këqija të motit nuk lejuan që të kryhet evakuimi në Alepo
Kushtet e djeshme të këqija të motit nuk kanë lejuar që të kryhet evakuimi i luftëtarëve dhe i familjeve të tyre nga Alepo.
Televizioni “Al Arabia”, duke iu referuar një përfaqësuesi të Armatës së lirë siriane, njoftoi se deportimi i tyre do të vazhdohet sot.
Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe 4.000 persona, të cilët duhet të largohen nga qyteti.
Në një kumtesë tjetër qëndron se shkak për anulimin e evakuimit është bora e madhe.
Evakuimi do të kryhet në disa prej orëve në vijim, ndërsa kur kjo do të përfundojë komanda e armatës siriane do të dalë me një kumtesë speciale.