Zonja Erdogan mbron haremin: Edukonte femrat për jetën

Në Perandorinë Osmane, haremi ishte “institucion” i ngulitur tek udhëheqësit e vendit, duke nisur që nga sulltani e deri tek ministrat e Portës së Lartë, transmeton Top Channel.

Vajza të reja, në pjesën më të madhe të rasteve përfshiheshin me forcë në këto hareme për t’u shërbyer ‘padronëve’ të tyre me të gjitha mjetet e mënyrat.

Por kjo nuk ka penguar Zonjën e Parë të Turqisë, Emine Erdogan që të mbrojë këto hareme.

Mediat turke deklarojnë se gjatë një takimi jozyrtar, zonja Erdogan ka mbrojtur haremet e Perandorisë Osmane duke deklaruar se ato ishin ‘institucione edukative që përgatitnin femrat për jetën”.

Kjo deklaratë e saj mbërrin një ditë pas deklaratës së bashkëshortit, Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “gratë janë fillimisht nëna, pastaj vijnë të tjerat”.

Presidenti turk është i njohur për deklaratat e tij që ngjallin shpesh kritika, mes të cilave edhe ajo kur tha se “burri dhe gruaja nuk mund të jenë asnjëherë të barabartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button