Sky posedon listën me emrat e 22 mijë xhihadistëve!

Kanali televiziv britanik, Skaj Njuz, ka kumtuar se një ish-pjesëtar i Shtetit Islamik i ka dorëzuar këtij kanali një dokument me emrat e 22 mijë pjesëtarëve të kësaj organizate, transmeton televizioni 21.

Një ish-xhihadist i ka dërguar këtij televizioni të dhëna për Shtetin Islamik, të cilat më herët i kishte vjedhur nga policia e brendshme e xhihadistëve.

Dokumenti përmban emrat, adresat dhe numrat e telefonave të rekrutëve nga 55 shtete të botës, si dhe formularët që i kanë plotësuar ata, njoftoi Skaj Njuz dhe shtoi se ekzistojnë të dhëna për xhihadistët të cilët veprojnë në Evropën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe Lindjen e Afërt.

Televizioni raportoi se për këtë dokument ka informuar organet përgjegjëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button