Thaçi: Nuk i frikësohem Gjykatës Speciale

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, pohon se nuk frikësohet nga Gjykata Speciale për “krime lufte të kryera në Kosovë”, duke theksuar se ai dhe ish-UÇK-ja i kanë shkelur vetëm ligjet diskriminuese të Sllobodan Millosheviqit.

Në intervistën për mediat vjeneze “Standard” dhe “Perse”, ai thotë se me themelimin e Gjykatës, Kosova ka treguar se i respekton obligimet e saja ndërkombëtare.

“I gjithë procesi për formimin e kësaj Gjykate është iniciuar prej meje… nuk kam çfarë të fsheh dhe e mbështesë Gjykatën në tërësi”, deklaroi Thaçi.

Ai mohon se është i involvuar në tregtinë me organe të njeriut.

“Nuk kemi çfarë të fshehim dhe për këtë Kuvendi i Kosovës e miratoi Gjykatën Speciale. Atë e mbështeta edhe personalisht pasi që shoh zhvillim për Kosovën. Me atë përfundimisht do të zgjidheshin akuzat e tilla”, sqaron ai.

Në intervistë Thaçi shton se UÇK-ja nuk i ka shkelur rregullat ndërkombëtare, por ligjet e Sllobodan Millosheviqit dhe është krenar për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button