Pacolli e përkujton me akuza rastin e vet në Kushtetuese

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes profilit të vet në Facebook i është kthyer rastit të vet kur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u detyrua të braktisë postin e Presidentit.

Ai për këtë e fajëson drejtpërdrejt kryetarin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani por edhe të ekspertëve të tjerë të Kushtetueses, transmeton Koha. net.
Ai ka përkujtuar edhe marrëveshjen, që, sipas tij, kishte paraparë reformat zgjedhore në vend.

Kryetari i AKR-s që nuk e kaloi pragun zgjedhor në vitin 2014, Behxhet Pacolli ka shkruar:

Shumë po flitet tash për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi bazën e të cilit, unë u tërhoqa nga Presidenca, duke u quajtur “rasti Pacolli”.
Sot në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, të gjithë po flasin kundër këtij vendimi. Madje dhe vetë gatuesi i asaj çorbe të shëmtuar, kryetari i asaj Gjykate, pak muaj më parë u përpoq të justifikohej, se ne nuk i thamë presidentit Pacolli të largohej, por ai e dha vetë dorëheqjen!

Po shumë vonë bre, ju të gjithë. Pse nuk folët menjëherë pas vendimit? Pse nuk folët 5 vjet me radhë?
Pse nuk thatë ju ekspertë të kushtetutës vendas apo të huaj, ju analistë që e mbani veten për seriozë, ju politikanë të opozitës së sotme, sesa absurde ishte të shpallej si detyrim kushtetues pjesëmarrja e 120 deputetëve gjatë votimit të presidentit?
Ju aradha e kritikëve të vonuar, pse nuk e denoncuat asokohe libretin e atij skenari të shëmtuar me gjoja dy kandidatë për presidentë? Ky libret u shkrua para 5 vjetëve prej Kushtetueses dhe u zbatua pak ditë më parë, me një kandidat fiktiv, me ca deputetë që nuk u erdhi turp që e dhanë firmën për kandidatin fiktiv, ndërsa votën e dhanë për dikënd tjetër ?

Unë e dhashë dorëheqjen, pse s’mund të bëhesha objekt i turpit më të madh të historisë juridike të Kosovës, i institucioneve më të larta të saj, të kryetarit të Kushtetueses. Unë s’doja të bëhesha sërish pjesë e pazarit me detyrën e lartë të kryetarit të shtetit, s’doja të keqtrajtohesha nga politikanët hajna, ndaj imponova zgjedhjen e presidentit nga populli.

Nuk e pranuan 5 vjet më parë propozimin tim, reformat që u miratuan nga 3 liderët? Le të qajnë tani për tamlin e derdhur, i cili nuk mblidhet më. Le të qajnë sot tek Gjykata Kushtetuese, e thirrur në skenë prej opozitës. Kjo Gjykatë mbase nuk do ta ketë për turp që të zezën e shpallur 5 vjet më parë në rastin “Pacolli”, ta shpallë të bardhë tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button