Zv ministri Naumov: Në mënyrë indirekte rritet tatimi për të ardhura më të mëdha në buxhet

Zëvendësministri plotësues i Financave Kire Naumov sot akuzoi se në mënyrë indirekte rritet tatimi dhe me atë bëhet tentimi për rritjen e të ardhurave në buxhet.

Naumov theksoi se me Propozim ndryshimet e Ligjit për TVSH nga korriku i vitit 2014 është zvogëluar pragu për regjistrim e obligacioneve të TVSH-së prej 2.000.000 denarë në 1.000.000 denarë, ndërsa katër vjet më parë në paketën e masave kundër krizës është ngritur pragu i regjistrimit të obligacioneve për TVSH prej 1.300.000 në 2.000.000 denarë.

Sipas Naumovit, ndërmarrjet e Maqedonisë mbyllen derisa qeveria merret vesh nëse duhet ta zvogëlojë ose ta rrisë pragun e regjistrimit të TVSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button