Recension: O Nurhan, hajgare mos ban, se populli kashtë nuk han!

[Recension: O Nurhan, hajgare mos ban, se populli kashtë nuk han!]

Nëse deklaratat e politikanëve janë jashtë aktualitetit politik dhe kanë për qëllim që ta çorientojnë opinionin, gazetari duhet të vihet në misionin e tij primar: zbardhjen e të vërtetës. Megjithatë, gazetari nuk duhet ta keqpërdorë mundësinë e tij, që në vend që të tentojë ta zbardhë të vërtetën, të tentojë ta mbajë situatën nën mjegull.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “O Nurhan, hajgare mos ban, se populli kashtë nuk han!

Data dhe koha e publikimit: 02.03.2016

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë ka titull që nuk informon për përmbajtjen e tekstit, por jep koment, do të thotë gazetari në titull jep koment mbi deklaratën e një politikani, të cilën e ka plasuar në tekst. Produkti gazetaresk nis me titullin: “O Nurhan, hajgare mos ban, se populli kashtë nuk han!”

“Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi është shprehur skeptik se kombinati Jugohrom do vendos filtrat, ai madje ka kërkuar nga kolegët e tij ministra që një herë e përgjithmonë të vetëdijesohen dhe të marrin vendimin e duhur kundër këtij kombinati, i cili edhe përkundër dhënies së afatit shtesë dy herë, nuk ka respektuar vendimet.”

Në vend se të vendosë titull me ironi dhe të deplasuar, gazetari duhet në këto raste të tentojë që në tekst të demantojë me fakte dhe burime relevante deklaratën e politikanit.

Nga ana tjetër, teksti i ka gjitha komponentët e një lajmi. Edhe strukturalisht është i rregulluar. Mirëpo, problemi tjetër është se lajmi nuk është atribuuar. Transmetohet në portal, e nuk citohet se është marrë nga televizioni Alsat-M. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me plagjiaturë. Plagjiatura është joprofesionale dhe e papranueshme.

Kodi etik i gazetarisë thotë se mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button