Guine, varfëria ekstreme detyron nënat të heqin dorë nga fëmijët e tyre (FOTO)

Uria, varfëria dhe përballja me sëmundjet e rralla, dhe madje edhe trajtimet e papërshtatshme mjekësore janë vetëm disa nga problemet me të cilat Guineja, një nga shtetet më të varfra në botë “lufton”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë, për shkak të kushteve të këqija në të cilat njerëzit në shekullin 21 duhet patjetër të jetojnë, Conarky-n, kryeqytetin e Guinesë, e quajnë “turpin e njerëzimit”.

Në Conakry mungesa e rrjetit të kanalizimit dhe kushteve të këqija higjienike është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet qyteti. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë përballur shpesh me sëmundje të ndryshme dhe të rrezikshme.

Trishtimi dhe pafuqia për të ndryshuar gjërat duket qartë në fytyrat e njerëzve në Conakry që jetojnë në kushte tejet të rënda, por ata nuk kanë mundësi për të shkuar në një vend më të mirë që do t’u sigurojë atyre një jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritshme. Fëmijët rriten pa lodra dhe parqe. Ata lozin me disa karrige të thyera dhe shkopinj.

Ata pak më të moshuar, në kohën e lirë luajnë futboll. Në qytet nuk ka institucione kulturore, ndërsa në çdo hap ka mbeturina.

Transporti publik është i panjohur, ndërsa në automjetet pa dyer dhe dritare të parapara për dhjetë njerëz, hipin në mes 20 dhe 25 persona.

Është pothuajse e pamundur për të parë një fytyrë të buzëqeshur.

Teksa meshkujt merren me peshkim, gratë shpesh shesin mallra përgjatë rrugës, duke u përpjekur për të fituar ndonjë shumë mizere e cila do t’iu mundësojë që të mbijetojnë të paktën një ditë. Ato shesin ndër të tjera fruta tropikale, peshk, kravatë, kapele, pije të nxehta dhe të ftohta, produkte për pastrim dhe çokollata.

Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën gjendet popullsia e këtij vendi, nënat, për shkak se duan një jetë më të mirë se sa ata që kishin, fëmijët e tyre ua japin të huajve që vijnë në Conakry. Kjo në të vërtetë tregon shkallën e varfërisë, dëshpërimin dhe pafuqinë e popullsisë e cila beson se jeta më e mirë është përtej kufijve të Guinesë.

Guinea në varfëri ekstreme

Guinea në varfëri ekstreme

Guinea në varfëri ekstreme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button