Peja në gjendje emergjence nga reshjet (VIDEO)

Shirat e rrëmbyer që kanë nisur mbrëmjen e djeshme kanë mbuluar qytetin e Pejës sot  me ujë. Reshjet e shumta të shiut  kanë vërshuar në mbarë qytetin, e rrugët janë të pakalueshme. Nuk dihet nëse shiu ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Përmbytjeve (EFAS), ishte parashikuar që edhe Kosova do të përfshihej nga reshjet e shiut, duke nisur fillimisht në pjesën veri-perëndimore të vendit, për ta përfshirë më pas tërë vendin.

Sasia e reshjeve do të jetë rreth 15 – 20 mm brenda 6 orëve, për të arritur maksimumin rreth orëve të pasdites. Kjo situatë do të vazhdoj me intensitet të shtuar me rreth 30 mm (lm2), brenda 6 orëve. Gjendje e tillë do të jetë deri pas mesnatës së datës 08/03/2016, kur pritet edhe të ndërpriten reshjet.

Nga këto reshje niveli nëpër lumenj sidomos atyre me karakter malorë. pritet që të jetë më i vrullshëm dhe më i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëri për zonat e prekura dhe më tepër të ekspozuara: shumë e lartë 65%, e lartë 19%, mesatare 16%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button