Maska për flokë nga kefiri

Maskat me bazë kefiri kontribuojnë në shkëlqimin dhe vëllimin e flokëve. Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme për forcim, kurim dhe rritje të flokëve dhe mund t’i përdorni edhe në kushte shtëpiake.

Falë karakteristikave të saj ushqyese dhe hidratuese, maska nga kefiri i bën flokët të butë dhe të mëndafshtë. Në përbërje të kefirit gjenden vitamina të grupeve B dhe E si dhe proteina, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska e thjeshtë për dendësi të flokëve

E ngrohni pak kefirin dhe e aplikoni në flokë të tharë në tërë gjatësinë, ndërsa kujdes të veçantë u kushtoni rrënjëve. Ia bëni një masazh kokës, në mënyrë që maska të absorbohet dhe të nxitet qarkullimi i gjakut. Mbështilleni kokën me një qese najloni dhe e ngrohni me një peshqir ose kapelë. Mbajeni maskën për 30-40 minuta, e më pas flokët i shpëlani me ujë të ngrohtë dhe i lani me shampon. Këtë procedurë mund ta bëni një ose dy herë në javë.

Maska për rritje të flokëve

Në këtë recetë përdoret tharmi i bukës, i cili është i njohur për stimulim të rritjes së flokëve. Do të keni nevojë për 100 ml zefir, 20 g tharm, 1 lugë të gjellës me mjaltë dhe një të verdhë të vezës. Për efikasitet më të madh mund ta shtoni edhe një ampulë me vitaminë B, e cila stimulon rritjen e flokëve. I përzini të gjithë përbërësit në kefirin e ngrohur pak dhe aplikojeni maskën në tërë gjatësinë e flokëve. Mbështilleni kokën e lëreni maskën të veprojë për një orë. Më pas i lani flokët si zakonisht. Kjo recetë është, gjithashtu, efikase kundër zbokthit dhe ndihmon në forcimin e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska hidratuese

I përzini 100 ml zefir, 1 të verdhë të vezës dhe një lugë të gjellës me vaj ulliri. Aplikojeni në flokë dhe mbajeni maskën, jo më pak se një orë. Mos harroni, sikur edhe në recetat e mëparshme, kujdes të veçantë dihet t’u kushtoni rrënjëve të flokëve dhe masazhit të kokës. Kjo maskë shpëlahet shumë mirë me shampon. Bëjeni një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button