Turqi, konflikti mes dy familjeve, 28 të plagosur dhe 20 të arrestuar

Në konfliktin mes dy familjeve në Ankara, që ndodhi të dielën, 20 persona u arrestuan, bëri të ditur zyra e Guvernatorit të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përleshje, në të cilën janë plagosur 28 persona në mesin e të cilëve tre më rëndë, është përdorur edhe armë zjarri.

Në njoftim thuhet se 14 persona janë lëshuar në kurim shtëpiak.

Janë konfiskuar edhe tre pushkë gjahu dhe tre thika.

Policia hapi një hetim për rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button