Ghani: IS-i është dëbuar nga afganistani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se grupi militant Shteti Islamik, i cili ka marrë përsipër disa rajone të largëta të Afganistanit lindor, tashmë është mposhtur, transmeton Alsat-M.

Duke folur para parlamentit, Ghani ka thënë se forcat afgane kanë dëbuar besnikët e Shtetit Islamik nga rajonet e provincës Nangarhar, në kufi me Pakistanin. Ai ka thënë se Afganistani do të jetë “varr” për Shtetin Islamik.

Grupi ekstremist ka pasur prani në Afganistan për më shumë se një vit. Zyrtarët thonë se shumica e militantëve që thonë se janë pjesë e Shtetit Islamik, janë talibanë të dezertuar. Forcat afgane kanë thënë se kanë vrarë së paku 200 militantë pas një operacioni 21-ditësh në qarqet Açin dhe Shinvar të Nangarharit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button