Ja arsyet pse disa femra nuk grimohen

Pothuajse të gjitha femrat vënë grim në fytyrën e tyre, madje ky gjest u ka kaluar në shprehi. Shumë femra nuk dalin nga shtëpia pa u grimosur.
Mirëpo kohëve të fundit femrat po preferojnë dukjen natyrale të tyre, për këtë arsye çdo ditë e më shumë po shohim femra që nuk po vënë grim në fytyrë, apo po përdorin grimin natyral, transmeton Gazeta Express.

Këto femra dinë ta vlerësojnë vetëveten

Nuk ka asgjë të keqe të vësh grim në fytyrë, por këto gra vlerësojnë vetën e tyre për atë që janë. Nuk i fshehin aknet apo njollat nga fytyra, thjeshtë nuk ju pengon të dalin nga shtëpia pa grim.

Kursejnë kohën

Ju shkoni në punë dhe rrini ulur tetë orë, definitivisht nuk ja vlen të humbni kohën e mëngjësit për tu grimuar. Ju po shkoni në punë dhe ky grim do të ju lëshojë shpejtë gjatë orarit të punës.

I ruajnë paratë

Femrat që nuk grimohen nuk i blejnë shminkat, ato kushtojnë shtrenjtë dhe për këtë arsye ato i kursejnë paratë duke mos i blerë këto gjëra për makiazh.

Kanë më shumë vetëbesim

Femrat që grimohen e bëjnë këtë sepse nuk ndihen rahat me lëkurën e tyre. Ndërsa femrat që nuk vënë grim kanë më shumë vetëbësim, ndihen rahat duke qenë vetëvetja.

Ato nuk kanë nevojë të shqetësohen për dëmtimet e lëkurës

Përdorimi i kozmetikës dëmton lëkurësn, kështu që femrat që nuk vënë grim e ruajnë vetën nga ky shqetësim.

Ato preferojnë të bien në sy nga personaliteti që kanë dhe jo nga pamja fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button