Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për arsim, shkencë dhe sport. Në rend dite të Seancës së Komisionit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave është Shënimi i 10­-vjetorit nga miratimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojnë për Propozim­ligjin për noteriat, në lexim të dytë.

Në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport duhet të vazhdojë debati për Propozim­ligjin për themelim të Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, ndërsa në rend dite është edhe Propozim­ligji për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, të dy në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button