Gruevski dhe Ivanov urojnë shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge  Ivanov dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitet shqiptarë me rastin e shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së alfabetit shqip.
“Duke shënuar Ditën e alfabetit shqip në Republikën e Maqedonisë e konfirmojmë angazhimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e dallimeve etnike dhe kulturore dhe pasurinë shpirtërore në vend. Alfabeti dhe gjuha janë elementet themelore të identifikimit kombëtar, të veçantive dhe dallimeve kulturore, por njëkohësisht ata janë edhe obligim për mirëkuptim të përbashkët të ndërsjellë, tolerancë dhe bashkëjetesë”, thuhet në urimin në  Ivanovit.

Presidenti Ivanov, sot në prag të Ditës së Alfabetit shqip priti nxënësit nga SHF “Vëllezërit Migjeni” – Tetovë, SHF “Dituria-Likovë, SHF “25 Maji”-Gazi Babë dhe nga SHF “Dituria” – Saraj. 

Kryeministri Nikola Gruevski ka uruar me një telegram urimi qytetarët shqiptarë, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip. 

Në telegramin e tij, kryeministri shkruan se 22 Nëntori është një prej festave më të rëndësishme të shqiptarëve, e cila shënohet në përputhje me përcaktimet kushtetuese që garantojnë të drejtat e bashkësive në Maqedoni. 

“Gjuha dhe arsimimi janë përfitime, por edhe një forcë lëvizëse për synimin njerëzor për progres dhe emancipim. Ato janë pasqyra e civilizimit dhe i simboleve të vetëdijes kolektive dhe të identitetit të popujve. Kultivimi i tyre përbën respekt ndaj veçorive kulturore dhe civilizuese të popujve”, ka shkruar në urimin e tij kryeministri.

Në telegramin, kryeministri shpreh përcaktimin e Qeverisë për të mbetur edhe në të ardhmen konsekuente në politikat për respektimin e dallimeve dhe për kultivimin e shoqërisë shumetnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button