Vëllazëria Myslimane: Pranojmë referendum

Udhëheqësi i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Ali Beshr thotë se pranojnë referendum popullor për të zgjidhur krizën e vazhdueshme politike në Egjipt.

“Ne pranojmë rezultatet e një referendumi të tillë edhe në qoftë se njerëzit votojnë në favor të Sisit, tha Beshr për Anadolu Agency.

Beshr pohoi se para largimit të Mursit më 3 korrik, Mursi kishte propozuar një plan që përfshinte avancimin e zgjedhjeve parlamentare, duke formuar një panel për ndryshimin e kushtetutës së 2012-ës, dhe një referendum të mundshëm në zgjedhjet e menjëhershme presidenciale.

“Para se të kryhej grusht shteti, Presidenti tregoi fleksibilitet në mbajtjen sondazheve legjislative brenda dy muajve duke formuar një komision për ndryshimin e kushtetutës siç kërkohej nga opozita” tha Beshr, transmeton Mesazhi.

Beshr tha se do të pranojë rezultatin e referendumit nëse jepet garanci se ky process do të jetë i lirë.

“Kërkojmë garanci që do të rikthehen mediat e mbyllura, dhe të formohen panele të pavarura për të hetuar vrasjet e të gjithë dëshmorëve, qofshin ata civilë apo forca të sigurisë”, shtoi ai.

Udhëheqësi nga radhët e Vëllazërisë Muslimane këmbënguli se grusht shteti nuk do të çojë në kthimin e procesit demokratik në Egjipt.

“Udhërrëfyesi i këshillit ushtarak ka për qëllim për të kthyer Egjiptin para epokës së 25 Janarit”, argumentoi ai.

Bashr tha se referendumi i planifikuar për muajin e ardhshëm, i cili synon ndryshimin e kushtëtutës, është jolegjitim.

“E vetmja zgjidhje duhet të bazohet në dialog, në mënyrë që të arrihet një pajtim i vërtetë kombëtar”, përfundoi Bashr.

Lajme të ngjashme

Back to top button