Ben Carson i thotë lamtumirë garës për Shtëpinë e Bardhë

Ben Carson pritet t’i thotë lamtumirë garës për Shtëpinë e Bardhë. Kështu e interpretojnë mediat amerikane deklaratën e publikuar nga kandidati republikan me ngjyrë.

Kështu e interpretojnë mediat amerikane deklaratën e publikuar nga kandidati republikan me ngjyrë.

Carson pranon se nuk sheh një “të ardhme” në garë, pas humbjes së djeshme në të Martën e Madhe.

Ai bën gjithashtu me dije se, të enjten nuk do të marrë pjesë në debatin televiziv me rivalët e tjerë të Partisë Republikane.

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan shumicën e shteteve në ditën më të madhe të garës për nominimin presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button