Ivanov-Tusk: Maqedonia angazhohet për zgjidhje gjithpërfshirëse evropiane për krizën me emigrantët

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili ndodhet për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, kumtoi sot kabineti i Ivanovit, u diskutua për përpjekjet për arritje të zgjidhjes së përbashkët evropiane për krizën me refugjatët dhe migrantët.

Presidenti Ivanov e informoi kryetarin Tusk për gjendjet më të reja, si dhe për masat dhe aktivitetet që po i ndërmerr Republika e Maqedonisë në përballje me krizën e refugjatëve.
Në atë drejtim, qëndron në kumtesë, presidenti i Maqedonisë e riafirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë angazhohet për zgjidhje gjithpëpërfshirëse evropiane, që do të përfshijë kritere të përbashkëta për përballje me krizën e migrantëve.

“Kërkojmë dhe presim zgjidhje nga Këshilli evropian dhe nuk kemi kurfarë interesi që e tërë barra të bie vetëm ndaj Greqisë, por nuk do të lejojmë të realizohen zgjidhje të njëanshme që do të jenë në dëm tonin. Njëherit, Republika e Maqedonisë do të bashkëpunojë me fqinjin jugor për tejkalimin e sfidave nga kriza me emigrantët”, theksoi presidenti Ivanov.

Gjatë takimit me Tusk, nënvizohet në kumtesë, Ivanov paralajmëroi se do të rriten përpjekjet për hyrje me dhunë në Maqedoni, përdorimi i pasaportave të falsifikuara dhe dokumenteve FRONTEKS-it, si dhe dhunë ndaj forcave të sigurimit në vijën kufitare, me çka vihet në pikëpyetje jo vetëm siguria nacionale, por edhe stabiliteti rajonal.
Ivanov, ceket, ishte decid se në rast të mbylljes së korridorit ballkanik të migrantëve, Republika e Maqedonisë do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për trajtim human të migrantëve të cilët transitojnë, si dhe për mbrojtjen e kufijve shtetëror dhe ruajtjen e sigurisë nacionale.

Në kumtesën nga kabineti i Ivanovit thuhet se në atë drejtim, bashkëbiseduesit u dakorduan se nevojitet aksion urgjent i koordinuar dhe sinkronizuar i të gjitha shteteve të prekura dhe zgjidhje e harmonizuar mbarëevropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button