Anulohet seanca gjyqësore “Lagjja e Trimave”, dënohen tre avokatë

Është anuluar seanca e 5-të për rastin e Kumanovës. Avokatët Naser Raufi, Mefail Arsllani dhe Bujar Dardhishta nga gjykatësja Verka Petrovska janë dënuar me nga 1.200 euro, raporton Portalb.

Kujtojmë se njëri ndër avokatët mbrojtës në rastin e Kumanovës, Naser Raufi, paraprakisht, e ka lëshuar seancën e 5-të gjyqësore nën arsyetimin se nuk ka kushte teknike për vijimin e së njëjtës.

“Unë do ta lëshoj seancën dhe nuk do të pranojë të vazhdojë të marr pjesë në këto hapësira, ku numri i familjarëve është i kufizuar” , tha avokati Raufi dhe lëshoi seancën, raporton Portalb.

Iniciativën e avokatit Raufi e kanë mbështetur edhe avokatët tjerë: Bujar Dardhishta, Lupço Veselinovski dhe Shasivar Iseini.

“Shteti duhet të sigurojë kushte korrekte për gjykim”, u shpreh avokati mbrojtës Veselinovski.

Gjykatësja Petrovska ka thënë se për momentin kjo është salla e vetme ku mundet të vazhdon seanca. Petrovska ka paralajmëruar avokatët se nëse lëshojnë seancën ata si dënim do t’i paguajnë harxhimet e procedurës.

Seanca e ardhshme është caktuar për 8 mars.

Përnndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën e Shkupit po gjykohen për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Në seancën e fundit u dëgjuan dëshmitarë nga Lagjja e Trimave të Kumanovës për rastin “Kumanova”. Fize Memishi, Teuta Lutfiu, Artizana Fejzullahu dhe Fikrie Fejzullahu kanë dëshmuar sot para gjykatës rreth ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, raporton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button