Gjuriç: Fabrikat në veri të Kosovës pronë të Serbisë

Qeveria serbe pretendon që të gjitha fabrikat në veri të Kosovës janë në pronësi të Serbisë dhe se për to madje do të investohet.
Deklarata vjen nga negociatori për bisedimet Prishtinë-Beograd, Marko Gjuriç, i cili ka zhvilluar një takim me punëtorët e një fabrike në fshatin Leshak të Leposaviçit.

Ai deklaroi se qeveria serbe do të investojë për shtimin e kapaciteteve prodhuese.

“Kjo fabrikë është në pronësi të Republikës së Serbisë dhe e punëtorëve që këtu prodhojnë, ndërsa kur bëhet fjalë për të ardhmen e kësaj fabrike mund të flasim për zgjidhjet mbi këtë bazë. Pra, ajo që nuk i takon Prishtinës, ajo me atë as nuk mund të disponojë”, ka thënë Gjuriç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button