Gjykata vendos: Apple s’e zhbllokon telefonin e një krimineli
Gjykata në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se Apple nuk është e detyruar për të dhënë qasje FBI-së në një iPhone të bllokuar.
Gjykatësi në Brooklyn mohoi kërkesën e FBI-së e cila ka kërkuar nga Apple që të zhbllokojë telefonin e kriminelit Syed Rizwan Farook i cili vrau 14 persona në San Bernardino, në muajin dhjetor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky person është marr edhe me drogë dhe i është sekuestruar telefoni, por Apple ka refuzuar, duke e quajtur këtë kërkesë “të rrezikshme”.