LR-PDSH: Dështimet në komunën e Sarajit Murati tenon t’i mbulojë me vendosjen e flamurit kombëtar!

Dega e Sarajit e LR-PDSH reagon ndaj deklaratës së kryetarit të komunës për vendosjen e flamurit kombëtar dhe ndërtimin e xhamisë në vendbanimin Matkë, sepse me këto veprime, sipas tyre, kreu i komunës vetëm dëshiron të tërheq vëmendjen nga shkatërrimi total që i bëhet kësaj komune.

“Edhe pse vetëm në formë deklarative, të gjithë ne e mirëpresim vendosjen e flamurit dhe ndërtimin e një xhamie në komunën e Sarajit, mirëpo kryetarit të kësaj komune ia kujtojmë dështimet në të gjitha fushat. Saraji është i mbuluar nga deponitë e egra, mbeturina që sillen nga komunat me shumicë të etnitetit maqedonas. Rrugët dhe rrugicat e vendbanimeve në Saraj mirëmbahen nga vetë qytetarët me vet kontributin e tyre siç janë: Mbushja e gropave, zgjerimi i rrugëve, largimi i mbeturinave etj., edhe pse qytetarët paguajnë për këto shërbime”, thuhet në reagim.

Nga aty thonë se pasuritë natyrore siç janë Kanjoni i Matkës, uji i Rashçes, liqeni “Treska” dhe qendra rekreativo- sportive “Saraj”, janë të lëna në mëshirën e fatit, ku nuk është investuar asnjë denarë për përmirësimin e kushteve dhe tërheqjen e vizitorëve në këto resurse.

“Para disa viteve premtuat 100 punësime në liqenin “Treska” dhe rihapjen e këtij liqeni, por kjo ishte vetëm një mashtrim elektoral. Me gjithë këto dështime qytetarët e Sarajit turpërohen me kryetarin e komunës Bekim Murati, ndërsa ky i fundit të gjitha dështimet dëshiron t’i mbulojë me vendosjen e flamurit kombëtar, të cilin partia e tij (BDI) e ka zvogëluar me Ligj”, përfundon reagimi i LR-PDSH-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button