Rinia në udhëkryq

Mundësia për t’u avancuar ne këtë shtet, arrijnë që të nxjerr në pah fytyrat e vërteta të njerëzve, fatkeqësisht ky realitet është duke e dëmtuar tejmase mbi te gjitha (rinin) shoqërinë.

Këtu definitivisht që dija dhe njohuritë që i posedon, shumë rrallë ndodhë që të të vlerësohen dhe të pranohen nga ndonjë institucion shtetëror apo pse jo edhe privat, dhe mungesa e kësaj gatishmërie, është duke sjell shumë kaos të të rinjtë, të cilët në momentin që përfundojnë studimet universitare, mundësi të vetme për punësim e kanë vetëm, nëse kyçen në ndonjë subjekt politik, pasiqë në të shumtën e rasteve, shumica e tyre nuk arrijnë të depërtojnë dhe të bëjnë atë punë që ata e kanë mundësi për ta bërë.

Sot po ti pyesësh kamerierët që punojnë nëpër qytet të ndryshme të këtij vendit (në vendbanimet shqiptare), shumica e tyre kane të kryer një fakultet dhe nga pamundësia për të gjetur punë në profesionin e tyre, detyrohen që të bëjnë këtë lloj pune.

Fuqia e një populli është pikërisht rini e tij, por rinin në vendin tonë vetëm se e shfrytëzojnë për shkaqe të ndryshme dhe për punë të ndryshme, dhe assesi të ju jepet më tepër hapësirë dhe liri për të vepruar dhe për të shprehur njohuritë dhe gatishmërinë e tyre në profesionin që ata e dinë më së miri.

Është për të ardhur keq, që shumica e të rinjve në Maqedoni, veçse janë larguar nga ky territor, duke kërkuar mundësi jashtë kufijve të këtij shteti të prapambetur, i cili nuk është duke e kuptuar, që nëse do vazhdoj kështu atëherë do ngel, vetëm si shtet i pleqve dhe siç janë duke rrjedhur ngjarjet, ky shtet është duke shkuar vetëm në këtë drejtim.

Unë dua të solidarizohem me ata individ, të cilët e kanë humbur shpresën për të gjetur një punë, dhe për të punuar këtu, dhe sigurisht që të ndihmojnë në përmirësimin e shumë problemeve, por është shumë vështirë pasi që këtyre personave nuk u jepet hapësirë, dhe tentohet që vetëm të ju bllokohet rruga e suksesit.

Por mbase ndonjëherë duhet të besojmë në atë shpresën e fundit, pasi që është e vetmja gjë dhe i vetmi element që na ka ngelë, sepse shpirtin revolucionar, siç është një thënie e A.Izet Begoviç, që moti na kanë vrarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button