Kuvendi i RM­-së do ta vazhdojë seancën e 92-­të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 92­-të do ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, në lexim të parë të parashtruar nga opozita, me ç’rast ka mbetur për diskutim edhe një diskutues.

Me propozim të ligjit kërkohet që bujqit të marrin karburant me çmim prej 50 për qind më të ulët nga çmimi me pakicë për përpunim të sipërfaqeve bujqësore.
Në rend dite të seancës së 92-­të janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri në qarkullim të rrugëve (me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët e BDI­së, për mbrojtje dhe shpëtim, për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë të parashtruar nga Pavle Trajanov, për parti politike të parashtruar nga Liljana Popovska, për avancim dhe mbrojtje të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind nga popullata në RM të
parashtruar nga Enes Ibrahim, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet e Ligjit për Qeverinë e RM­-së, në lexim të parë, si dhe Informacionin për gjendjet e përgjithshme në arsim dhe efektet nga testimi ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm, të parashtruara nga një grup deputetësh të opozitës.

Në rend dite të seancës janë edhe disa kërkesa për dhënie të intrepretimit autentik të neneve të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button