Bertelsman: Administrata dhe gjyqësori nën presion të madh qeveritar

Ngecje në demokraci, status quo në ekonomi. Raporti i Fondacionit Bertelsman për Maqedoni tregon një numër të madh të problemeve dhe rreziqeve për vendin, transmeton Portalb.

Në raport me raportin e fundit të vitit 2014 Maqedonia më së shumti ka ngecur në kriteret politike, më saktësisht në pjesën e sundimit të ligjit dhe stabilitetit në institucionet demokratike. Te parametrat ekonomike nuk ka ngecje të madhe, por është konstatuar status quo, ndërkaq pozitivisht është vlerësuar vetëm rritja ekonomike.

Vendi edhe më tej udhëhiqet si “demokraci me defekt” së bashku me Malin e Zi, Serbinë, Hungarinë, B&H, Shqipërinë dhe Kosovën. Në raportin rajonal Maqedonia potencohet si shembull për ngecje, transmeton Portalb.

Sipas raportit rajonal, partitë qeverisëse në Hungari – Fides dhe VMRO-DPMNE- Maqedoni “dominojnë me Kuvendin dhe impaktin e tyre e kanë shtrirë edhe në gjyqësor, media dhe institucione tjera”, këtë “e bëjnë duke përdorur teknikat e mobilizimit populist”.

Raporti është bërë në periudhën 2014-2015, dhe në të janë përfshirë ngjarjet politike nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij vitit.

Kompania për siguri e Mijallkovit –sfidë për sigurimin

Në pjesën e sigurisë, Bertelsman rendit disa sfida për vendin. E para është trendi i privatizimit, ku theksohet se Agjencitë private për siguri kanë kompetenca ligjore për zbatimin e ligjit, përfshirë këtu edhe arrestimin, përdorimin e forcës dhe armbajtjen. Kjo, sipas Bertelsman, është e rrezikshme sepse “një kompani, Security Group Service (SGS), në ndërkohë dominon në tregun e sigurimeve privat dhe merr numrin më të madh të marrëveshjeve për shërbime të sigurisë”.

Në pjesën e administratës, raporti nënvizon se “punësimet e pakicës partizohen dhe përdoren për raporte klientaliste me elektoratin”. Në kohë të fushatës zgjedhore, të punësuarit në administratën publike janë viktima të presioneve sistematike partiake.

Presion ndaj mediave dhe gazetarëve

Sipas raportit, “presioni qeveritar mbi mediat” vlerësohet si problem në rritje. “Qeveria ka rrënuar tregun e reklamave, duke bërë mediat financiarisht të varura nga reklamat e Qeverisë. Mediat e mëdha kanë tendencë të raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet qeveritare. Një numër i madh i gazetarëve janë nën presionin ta pranojnë aspektin pro-qeveritar ose të mbeten pa punë, që ka rritur edhe autocenzurën”, transmeton Portalb.

Konkretisht në pjesën e gjyqësorit shënohet se “ndikimi i drejtpërdrejt i Qeverisë në gjyqësorë mbetet problem serioz”. Këtu pjesërisht citohet raporti i Stejt Departmentit amerikan ku Qeveria akuzohet se përdor presione dhe kërcënime për të pasur impakt mbi gjyqësorin.

“Qeveria ka edhe kontroll buxhetor për të pasur ndikim mbi gjyqësorin”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button