Ymeri: Këta ‘vampirë’ nuk mund ta ngjallin “Zajednicën” pa e pirë gjakun e popullit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri ka folur sot  para mediave për arrestimin e deputetëve, zgjedhjen e Thaçit president si dhe kundërshtimin e kësaj Qeveri.

Ai  kryesisht është ndalur te arrestimi i deputetit ,Glauk Konjufca, i cili mbahet në burg për një çështje që ka ndodhur në vitin 2009  e që është arrestuar një ditë para protestës.

Ymeri foli edhe për sekuestrimin e tendave, ku tha që i janë marrë të gjitha gjërat personale të cilat janë sjellë nga qytetarët nga shtëpitë e tyre.

“Mllefi i qytetarëve po rritet dhe organizimet e protestave do të vazhdojnë,” ka thënë Ymeri.

Nga Vetëvendosje  thanë se e kontestojnë procesin e zgjedhjes së  Hashim Thaçit, ku zgjedhja e presidentit është bërë pa qenë të pranishëm deputetët e Opozitës, ai tha që Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë president.

“Ai i ka sjell të gjitha këto trazira me marrëveshjet për “Zajednicën” dhe Demarkacionin.”

Më tej Ymeri ka shtuar se me gaz lotsjellës dhe me protesta në Kuvend kanë arritur ta shpallin “Zajednicën” të vdekur.

“Këta vampirë që duan ta ngjallin “Zajednicën” nuk do të mund ta ngjallin pa e pirë gjakun e popullit,” ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Ymeri ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësitë për ta dërguar në Kushtetuese zgjedhjen e Thacit, por për këtë fillimisht do të ketë konsulta.

Gjithashtu Ymeri ka folur edhe për dëmtimet e fundit të zyrave të LDK-së dhe PDK-së, ai ka thënë se po akuzohen pabazë për demolimin e zyrave të LDK-së.

“ LDK-ja e ka zgjedh vetë Hashim Thaçin president dhe me këto akuza gjoja se partitë opozitare, veçanërisht Vetëvendosje po i dëmton zyrat e tyre janë tentim për t’i ikur vëmendjes mbi veprimin e bërë në Kuvend,” ka përfunduar Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button